Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” kanë publikuar këtë të dielë e-mailet zyrtare të kreut të SHISH, Helidon Bendo.
“Cilido që mbështet MEK, do të jetë i shënjestruar nga ne”, shkruan grupi i hakerave iraninë në kanalin e tyre në Telegram.

Më herët, "Homeland Justice" nxorri dokumente ku shiheshin të gjitha të dhënat e Bendos, atësia, mëmësia, datëlindja, vendlindja si dhe numrat personalë, sa herë që ka rinovuar kartën e identitetit. Mirëpo, hakerat nuk u ndalën me aq. Ata kanë publikuar edhe lëvizjet e Bendos nga Shqipëri por edhe gjithë informacionet e ngjashme për bashkëshorten e tij.