Asfiksohet nga gazi, humb jetën një person në Ersekë (EMRI)

13 November 2022, 16:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Asfiksohet nga gazi, humb jetën një person në Ersekë (EMRI)
Ersekë, banesa e të moshuarit

Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht pasditen e sotme në qytetin e Ersekës.

Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Pasho Pasho, 75-vjeç, i cili ka humbur jetën si pasojë e asfiiksisë nga rrjedhja e një bombole gazi.

Mësohet se ai jetonte i vetëm në banesë. Burime bëjnë me dije se i moshuari është gjetur i vdekur nga fqinjët, të cilët kanë shkuar në banesën e tij, pasi kanë konstatuar erën e gazit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.11.2022, rreth orës 16:15, në qytetin e Ersekës, është gjetur i pajetë në banesën e tij, në të cilën jetonte i vetëm, shtetasi P. P., rreth 75 vjeç, i cili dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, nga rrjedhja e një bombole gazi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Video