Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në këtë qytet njofton se deri nuk ka raportime për shqiptarë të lënduar nga shpërthimi, i dyshuar terrorist, në sheshin Taksim në Stamboll.
Konsullata njofton të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Stamboll, në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë përmes numrave të telefonit që janë vënë në dispozicion.
"Me keqardhje të madhe mësuam lajmin mbi shpërthimin që ka ndodhur pak më parë në Taksim në zonën e Istiklal Caddesi ku nga autoritetet raportohen të plagosur dhe viktima. Njoftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Stamboll, ata që ndodhen këtu për ta vizituar atë ose kanë të afërm në rast nevoje të kontaktojnë menjëherë numrat e telefonave: +905396566219 dhe +905461000014
Konsullata e Përgjithshme në Stamboll po ndjek me vëmendje së bashku me autoritetet situatën." thuhet në postimin e konsullatës.
Mbi këtë ngjarje ka reaguar dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, e cila tha se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet turke.
“Shokues shpërthimi në sheshin Taksim në Stamboll,Turqi. Lutjet tona shkojnë për familjet e atyre që humben jetën dhe shërim sa më të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe popullit të saj në këtë ditë të dhimbshme,” – shkruan Xhaçka.
Deri tani, si pasojë e shpërthimit tragjik janë raportuar 6 viktima dhe 53 të plagosur. Autoritet kanë një grua si autore të dyshuar që ka vendosur bombën.