Greqia kërcënon Shqipërinë me bllokim, Von Der Leyen mesazh nga Athina: Duhet të afrojmë anëtarët e ardhshëm të BE-së

21 August 2023, 19:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Greqia kërcënon Shqipërinë me bllokim, Von Der Leyen mesazh
Kryeministri grek dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen

Liderat e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në Athinë me ftesë të kryeministrit grek Qirjako Miçotaqis. Në këtë takim mungon kryeministri Edi Rama, i shmangur qëllimisht nga Miçotaqis për shkak të përplasjes lidhur me çështjen Beleri.

Darka e Athinës po zhvillohet mes tensioneve, teksa Aleksandër Vuçiç i Serbisë shprehu habinë kur pa të ftuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në tavolinën e dominuar nga “bota sllave”.

Ministri i Vuçiç, vetëm një ditë më parë kërcënoi hapur me luftë Malin e Zi dhe Serbinë. Krerët e këtyre vendeve nuk reaguan publikisht, ndërsa sot gjenden të ulur në të njëjtën tavolinë me Vuçiç.

E megjithatë, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen është përpjekur të përcjellë mesazhe bashkimi. Ajo i ka nxitur vendet e rajonit të rrëzojnë barrierat mes njëri-tjetrit, dhe të mbajnë pranë vetes vendet aspirante për t’u anëtarësuar në BE.

“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan Presidentja e KE në Twitter.


Video