
Një grabitje me armë ka ndodhur në një argjendari në zonën e Paskuqanit.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona të armatosur kanë hyrë në argjendari dhe kanë grabitur sende me vlerë, përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendngjarja.
Ka qenë një telefonatë në sallën operative që ka alarmuar policinë.
Dyshohet se autorët pas grabitjes kanë lëvizur me një motor.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen edhe kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.