I shpallur në kërkim dhe i dënuar me 4 vite burg për kultivim lëndësh narkotike, arrestohet 40-vjeçari në Krujë!

5 Gusht 2026, 14:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Krujë

Policia e Krujës ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 40-vjeçari me iniciale A. B, banues në Tiranë.

Nga verifikimet rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim, pasi në vitin 2021 ishte dënuar me 4 vjet burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni i koduar “Shtegu”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

Lokalizohet dhe ndalohet një 40-vjeçar i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë finalizuan operacionin e koduar “Shtegu”.

Gjatë operacionit u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.

40-vjeçari ishte në kërkim, pasi në vitin 2021, është dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video