“Grabiti me armë bankën ku punonte vetë dhe u vranë dy persona”, gazetari zbulon të shkuarën kriminale të Bujar Germizit: U plagos, por...

21 Nëntor 2023, 17:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bujar Germizi

Bujar Germizi, një personazh i njohur i botës së krimit në Kukës dhe jo vetëm, është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup të strukturuar kriminal të drejtuar nga Ervin Mata.

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar detaje për të shkruarën kriminale të Germizit, duke rikthyer një ngjarje të rëndë të ndodhur në Kukës më 1999, ku ai ishte i përfshirë në një grabitje me armë.

“Më ka tërhequr vëmendjen një personazh i quajtur Bujar Germizi i arrestuar. Ky njeri në 1999 është autor i një historie shumë të rëndë kriminale. Duke qenë vetë drejtor i rojeve të bankës dhe përgjegjës për zhvendosjen e një shumë të hollash nga Kukësi në drejtim të Hasit organizon grabitjen e këtyre vë kapuçat në kokë bashkë me dy të tjerë i marrin lekët godasin punonjësit e policisë, por ndërkohë vjen edhe furgoni i policisë që duhej të ishte shumë pranë, por nuk ishte çuditërisht atë ditë pranë. Mendohet se edhe policët ishin pjesë e marrëveshjes, por një nga policët siç duket nuk kishte marrëveshje në këtë histori dhe i qëllon vret dy nga njerëzit që po grabisnin bankën dhe plagos Bujar Germizin. Bujar Germizi i plagosur arrin të marrë 80 mln lekë të vjetra del në Kosovë ku arrestohet dhe shumë më vonë ekstradohet. Aty u vra edhe kunati i tij, e ka lënë kunatin e tij të vrarë dhe mori lekët i vlerësoi më shumë se kunatin dhe ka ikur. Ky është Bujari një element që nuk e ka për herë të parë dhe nuk është çudi që është përfshirë në këtë histori. Është dënuar shumë pak për shkak të sistemit të drejtësisë që kemi pasur deri tani”, tha Dervishi për Report Tv.

Video