Gjyqi për dosjen “Partizani”, Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar!

20 Maj 2026, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ylli Pango

Në seancën e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, ka qenë i pranishëm për dëshmi edhe ish-ministri i Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango, gjatë qeverisë “Berisha” në vitin 2005.

Ish-ministri është thirrur nga GJKKO si një nga dëshmitarët mes palëve në proces.

Pango u shfaq para godinës së SPAK pasditen e sotme, teksa kreu veprimet në hyrje me punonjësit e institucionit para se të hynte në seancë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Në procesin “Partizani”, SPAK ka të pandehur kreun e PD, Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, si dhe disa biznesmenë, bashkë me noteren e familjes Berisha.

Pango është thirrur për të dëshmuar në lidhje me ndryshimin e ligjit dhe dhënien e tokës së ish-klubit “Partizani” tek ish-pronarët.


Video