Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Nikolin Topallit, i cili ka kërkuar që të lirohet nga izolimi i “41 Bis”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi rrëzimin e kërkesës nga Nikolin Topalli.
Kujtojmë që Nikolin Topalli është vendosur në izolimin e “41 Bis” me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Topalli vuan dënimin përjetë pasi në vitin 2001 për motive pronësie ka vrarë Çesk Ndrekën dhe i ka plagosur vëllanë e viktimës. Topalli akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje”.
Çesk Ndreka u vra në moshën 33 vjeçare dhe u plagos Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në Gramsh. Në atë kohë Nikolin Topalli ishte vetëm 36 vjeç.