Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! Do rigjykohet në Apelin e GJKKO

15 Tetor 2025, 12:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja do të rigjykohet në Apelin e Posaçëm (GJKKO) për veprat penale fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë, me tjetër trupë gjykuese me vendim të Gjykatës së Lartë.

SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.

Sipas SPAK Bashkim Dedja ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un. Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu për mos justifikim e një apartamenti ne Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e  tij.


Video