'GJOBË' 500 MIJË restorantit “Perla e Detit”/ Zbulohet i “FORTI” që u arrestua, ishte personi i FUNDIT që pa Ervis Martinajn!

16 Nëntor 2025, 11:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jeton Lami/ Ervis Martinaj

Një nga personat e arrestuar lidhur me shpërthimin e tritolit në Kamëz është ish-oficeri i operacioneve, Jeton Jami.

Ai ishte më parë i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohej se kishte shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij.

Hetimi bëjnë me dije se grupi i goditur, i cili dyshohet se vendosi lëndën shpërthyese në restorantin "Perla e Detit" në Kamëz një ditë më parë, ka qenë i përfshirë më parë në raste gjobëvënieje.

Gjithashtu, dy kunetërit ndaj të cilëve u vendos tritoli dyshohet se mund të kenë qenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Burimet shtojnë se mund të ketë pasur përplasje mes anëtarëve të grupit, dhe shpërthimi në biznesin e tyre mund të ketë qenë një formë gjobëvënieje, me vlerë rreth 500 mijë euro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Motivi” përvec Jeton Lamit u arrestuan edhe Florin Domi dhe Flogert Mezhika.

Policia sqaron se nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S.


Video