EMRAT+’GJOBA’ 500 mijë EURO nga të “FORTËT” në Kamëz/ Detaje nga vendosja e TRITOLIT në restorantin "Perla e Detit” në Kamëz!

16 Nëntor 2025, 11:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Detaje nga shpërthimi ka ndodhur në restorantin “Perla e Detit”, nga pjesa e mbrapme e lokalit, në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër.

Sasia që ka plasur ka qenë e vogël, pasi janë thyer disa xhama të fasadës.

Në kamerat e lokalit duket autori që afrohet dhe lë lëndën plasëse, i maskuar, dhe largohet me vrap në këmbë.

Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga shtetasit: Jeton Lami 31 vjeç, Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, janë personat e arrestuar ndërsa në kërkim është shpallur E. L., 31 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.

Shkak për hedhjen e eksplozivit në pjesën e jashtme të biznesit, mësohet të jetë bërë shuma e 500 000 eurove, gjobë kjo që autorët i kishin vendosur pronarit ndërsa ky i fundit kishte refuzuar që t’ia jepte. 

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.


Video