GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për ish-gjyqtaren, Fetahu e përlotur: Nuk e di për çfarë akuzohem

2 August 2024, 11:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për
Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oraganizuar ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për ish-gjyqtaren e Pajtime Fetahu.

Ish-gjyqtarja është përlotur gjatë seancës duke theksuar se nuk është në dijeni se për çfarë e akuzojnë, ndërkohë që për sekretaren e saj është lënë në fuqi masa e ndalimit për daljen jashtë vendit.

Seanca për ish-gjyqtaren e akuzuar për korrupsion u zhvillua e veçuar nga 11 personat e tjerë, për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë në kuadër të vijimit të operacionit “Plumbi i arte”. Pas daljes nga seanca ish-gjyqtarja u shpreh se s’ka asgjë për të thënë.

Kujtojmë që masa “arrest shtëpie” ndaj ish gjyqtares Fetahu u ekzekutua dy ditë më parë në vijim të operacionit “Plumbi i Artë”. 


Video