GJKKO dënon gjyqtaren Mimoza Margjeka me 4 vite e 6 muaj burg

15 December 2022, 14:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO dënon gjyqtaren Mimoza Margjeka me 4 vite e 6 muaj burg
Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, por dënimin është pezulluar për t’u kthyer në 3 vite shërbim prove dhe i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vjet,

Bashkëshorti i Margjekës është dënuar me 4 vite burg me akuzën e korrupsionit pasiv. Me 3 vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv u dënua Klaudo Zhilla.

Ndërkohë, avokati Skënder Deminaj u dënua me 3 vjet burg, por dënimi u pezullua në shërbim prove.


Video