Punimet "gjysmake", Rruga e Arbrit kthehet në liqen, i gjithë aksi me probleme

15 December 2022, 10:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Punimet "gjysmake", Rruga e Arbrit kthehet në liqen, i
Pamje nga Rruga e Arbrit

Reshjet e fundit të shiut e kanë kthyer Rrugën e Arbrit në një liqen.

Rruga e Arbrit mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës vijon të këtë problem për drejtuesit e automjeteve.

Sa herë ka reshje shirash kjo pjesë e rrugës përmbytet për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese anësore.

Mbrëmjen e kaluar uji në rrugë ka arritur në një lartësi të konsiderueshme duke penguar qarkullimin e automjeteve por edhe të këmbësorëve.

Drejtuesit e automjeteve thonë se i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është me probleme që nga bajpasi i Murrizit e deri në Bulqizë.

Rënie gurësh ka pasur edhe në segmentin Bulqizë – Maqellarë të rrugës së Arbrit.


Video