Reshjet vijojnë, parashikimi i motit për ditën e nesërme

14 December 2022, 22:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reshjet vijojnë, parashikimi i motit për ditën e nesërme
Ilustrim

Për ditën e Enjte, vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu, të cilat deri në orët e para të mëngjesit do të jenë me intensitet deri të lartë. Në periudha afatshkurtra dhe lokalisht në zonën e veriut dhe qendër, këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve shoqëruar me erë të fortë.

Gradualisht, në pjesën e parë të ditës, reshjet e shiut do të humbasin intensitet dhe territor, e në orët e pasdites do të ndërpriten në të gjithë vendin.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e në bregdet dhe zonat luginore ajo bëhet e fortë deri në 12-13m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës nga 2 deri në 3 ballë.


Video