Gjendet vetëm ura e shkatërruar dhe një targë, dyshohet për një makinë të rënë në lumë në Fier

15 January 2023, 08:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjendet vetëm ura e shkatërruar dhe një targë, dyshohet
Ura e Mbrostarit

Parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier janë gjetur të shkatërruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, teksa një pjesë prej tyre kanë përfunduar në lumë.

Dyshohet se ura është si pasojë e një përplasje nga një automjet, teksa nuk dihet nëse mjeti është larguar pas aksidentit apo ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha e ujit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur edhe një targë automjeti. Ata kanë tentuar të telefonojnë personin të cilit i përket targa, por telefoni i tij ka rezultuar i fikur.

Efektivët dhe zjarrfikësit kanë krehur të gjithë zonën e rrjedhën e lumit, por në te nuk duket asgjë. Ngjarja mbetet ende e paqartë.


Video