Kush është njeriu i “punëve të pista”, pas bëmave te AKSHI e Dog...
10 Mars, 22:17Fokus
Protestuesit i janë drejtuar godinës së Parlamentit, teksa policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës, çka ka treguar të jetë efektiv.
Protestuesit janë shpërndarë, duke u shprehur se gazi lotsjellës është i papërballueshëm. Po ashtu edhe gazetarët e kanë patur të vështirë të raportojnë.
Aktualisht sheshi përballë parlamentit është i zbrazur teksa një re e madhe e gazit ka pushtuar zonën.
Protestuesit kanë thyer disa tabela me reklama gjatë marshimit të tyre nga Bashkia e Tiranës drejt Parlamentit.
Të paktën 10 efektivë të policisë janë plagosur nga hedhja e lëndëve plasëse në protestë, që tashmë, rreth 2 orë pas protestës, duket se nuk po hidhen më.