
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar me tone ironike një operacion të SPAK. Hoxha thotë se ndërsa të gjithë presim që SPAK të ndëshkojë kontrabandën e oligarkëve, “SPAK-u thyen në mes këta mavrinjtë e gabit”. Ndërsa një kritikë ka pasur edhe për mediat e “pavarura” që i bëjnë jehonën aksionit anti-gab.
“Ore, kur do shteti, e kap lepurin me qerre….
Superoperacion, me vezhgime, me pergjime, me interceptime….
Ububuja…
Nami, nami ne portin e Vlores…
Ne presim SPAK-un te ndeshkoje kontrabanden e madhe te oligarkeve, qe i shkaktojne shtetit qindra milione euro evazion fiskal, SPAK-u thyen ne mes keta mavrinjte e gabit…
Dhe mediat e “pavarura”, i bejne jehone aksionit anti-gab me foto ekskluzive nga dengjet me rrecka te perdorura te Kasemit dhe nipit te tij…
Edhe nje kamion me kokaine po te kishin kapur nuk do t’i benin kaq publicitet…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale.