Gazetari Artur Bibe ndodhet në Izrael, vend që po përballet me sulme të përditshme me raketa dhe dronë nga Irani.
Bibe tregoi për “Top News” se situata në Izrael vijon të jetë e rrezikshme. Ai tha se menjëherë pasi kishte kaluar kufirin për të hyrë në Izrael, ndodhi një sulm me raketa nga Irani.
Sipas tij, lufta mes Izraelit dhe Iranit do të jetë e gjatë, nëse nuk gjendet një zgjidhje diplomatike.
“Pak më parë kur kaluam kufirin dy prej raketave të lëshuara arritën të kalojnë sistemin e mbrojtjes dhe ranë, për fat në shkretëtirë, pa shkaktuar dëme. Njerëzit janë mësuar me këtë situatë. Tani jam mësuar dhe unë, e di që sa herë bien sirenat duhet të strehohesh.
Irani ka teknologji të përparuara që ia ka dhënë Hezbollahut ose Houthit për të sulmuar Izraelin. Tani është një përballje direkte dhe duket se do të zgjasë në kohë nëse nuk do të ketë zgjidhje diplomatike”, u shpreh Bibe.