Gara për kreun e SPAK, depoziton kandidaturën një tjetër prokuror

31 October 2022, 15:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gara për kreun e SPAK, depoziton kandidaturën një tjetër
Altin Dumani

Është depozituar një tjetër kërkesë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bëhet fjalë për prokurorin Altin Dumani i cili ka shprehur interes për drejtimin e këtij institucioni.

Deri tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve në garë për të marrë drejtimin e SPAK, pasi më herët kanë depozituar kërkesat dhe Edvin Kondili dhe Adnan Xholi.

Afati i aplikimeve përfundon më 2 Nëntor 2022, ora 24:00. Arben Kraja është drejt përfundimit të mandatit të tij dhe nuk ka të drejtë rizgjidhjeje në krye të SPAK.


Video