“Çmenden” pleqtë, 79-vjeçari ngacmon seksualisht dy vajzat e mitura në Divjakë

31 October 2022, 15:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Çmenden” pleqtë, 79-vjeçari ngacmon seksualisht

Policia e Lushnjës, forcat e komisariatit Divjakë kanë vënë në pranga një të moshuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza të mitura.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura”, njoftoi zyrtarisht policia.

Mësohet se kanë qenë prindërit e vajzave që kanë denoncuar në polici të moshuarin pas veprimeve të tij.

Njoftimi

Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Levan, Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër shpallën në kërkim shtetasin A. J., 54 vjeç, banues në Greshicë, Mallakastër, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas tjetër, me mjet të mprehtë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Video