Kandidati për kryetar bashkie, Admir Sinamati i koalicionit "Bashkë fitojmë", ka qenë i ftuar në televizionin ALBUK, ku ka folur për problematikat e qytetit.
Kryefjala është shpopullimi dhe largimi masiv i të rinjve drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në diskutimin me gazetarin, ai u pyet disa herë për numrin e banorëve të Kukësit, por nuk dha dot një përgjigje ekzakte.
Biseda:
Admir Sinamati: Janë statistika, largimet nisin në 2015. Unë e gjeta në një revistë ndërkombëtare
Gazetari: Sa banorë ka Kukësi?
Admir Sinamati: Në lista ka 46 mijë, po fizikisht janë gjysma. Po themi 20-25 mijë.
Gazetari: Pra ju, një administrator qyteti është si baba shtëpie, nëse ai nuk di sa banorë ka nuk ka pse rri kot në këtë vend. Nëse pyesim në Durrës etj, dhe nuk e di, ai nuk është administrator. As kryeministri, as kryetari nuk i dinë.
Sipas Censusit të vitit 2011, popullsia është 47,985 banorë, ndërkohë që sipas Regjistrit Civil, kjo bashki ka 59,393 banorë.
Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 933.86 km2 me një densitet prej 63.59 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 51.38 banorë/km2 sipas Censusit 2011.
Por duket se kandidati për kryebashkiak, Admir Sinemati ka harruar ti mësojë këto të dhëna./VoxNews