Fuoristrada me targa greke përplaset me makinën me materiale ndërtimi, plagoset gruaja me dy fëmijët

4 July 2022, 22:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fuoristrada me targa greke përplaset me makinën me materiale
Ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë. Një automjet i ngarkuar me materiale ndërtimi ka dalë nga korsia e vet dhe ka shkaktuar përplasje me një fuoristradë me targa greke.

Për pasojë është lënduar një grua dhe dy fëmijët e saj që ndodheshin në bordin e xhipit. Xhipi vinte nga Greqia dhe po shkonte drejt kryeqytetit, ndërkohë që u përball me mjetin e ndërtimit që vinte në krah të kundërt.

Menjëherë të lënduarit janë shoqëruar në drejtim të Spitalit të Gjirokastrës për mjekim të mëtejshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.


Video