Kërcet arma në Shkodër, një person qëllon ndaj një grupi fëmijësh, çfarë ndodhi

4 July 2022, 19:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kërcet arma në Shkodër, një person qëllon ndaj një
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Një person rreth 30-vjeç është afruar me biçikletë ku po qendronte një grup fëmijësh dhe ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj tyre.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “28 nëntori”, pranë vendit të quajtur “Lapidari”. 

Fatmirësisht plumbi nuk ka kapur asnjë prej fëmijëve, teksa ka përfunduar në pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty afër. Fëmijët sa kanë pikasur personin janë larguar me shpejtësi.

Sipas burimeve ky person, ka goditur me qytën e pistoletës dhe një nga fëmijët. Ashtu siç ka ardhur me biçikletë, personi është larguar.


Video