Freskohet moti/ Temperaturat bien lehtë

17 August 2026, 07:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Freskohet moti/ Temperaturat bien lehtë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera-herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.

Ndërkohë priten reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Valëzim në det  do të  jetë i forcës 1-3 ballë.



Video