Dalin pamjet e konfliktit ku u dhunua shefi i Krimeve të Sarandës, momenti kur shqiponjat ndërhyjnë (VIDEO)

16 Gusht 2026, 20:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje nga perplasja ne Sarande

Në orët e para të ditës së sotme gjatë një konflikti në një lokal në Sarandë u dhunua shefi i krimeve të komisariatit, Mateo Bakalli.

Siç bënë me dije uniformat blu, Bakalli kishte ndërhyrë për të parandaluar konfliktin mes dy rojeve të lokalit dhe disa shtetasve. Edhe pas ndërhyrjes së tij personat e pranishëm nuk e kanë ndaluar përplasjen fizike, madje kanë sulmuar edhe shefin Bakalli gjatë përplasjes, i cili ka njoftuar shërbimet e policisë për ndihme.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet edhe momenti kur tre efektivë të njësisë ‘Shqiponja’ ndërhyjnë për të qetësuar gjakrat, pas thirrjes për ndihmë nga Bakalli./TCH

 


Video