Protesta e 14-të radhazi në Tiranë ka sjellë skena të veçanta dhe performanca simbolike.
Një grup qytetarësh kanë zgjedhur një mënyrë origjinale për të shprehur revoltën e tyre ndaj klasës politike dhe korrupsionit.
Disa protestues janë shfaqur në mes të bulevardit të veshur me uniforma portokalli burgu dhe me pranga në duar, duke mbajtur në kokë maska me fytyrat e kryeministrit Edi Rama, liderit të opozitës Sali Berisha dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Të tre politikanët ishin portretizuar me brirët e djallit.
Në performancën e tyre simbolike, personat që mbanin maskat e Ramës, Berishës dhe Balluku, kishin edhe nga një pankartë të tre politikanët cilësohen si “tradhtarë të kombit”.
Ndërkohë, protestuesi me maskën e Edi Ramës qëndronte me duart e prangosur lart, teksa pranë tyre ekspozoheshin edhe simbole të tjera.