FOTO / Ky është “roja” i arsenalit me armë në Vlorë, dyshohet se bën pjesë në një grup të rrezikshëm kriminal

7 March 2024, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO / Ky është “roja” i arsenalit me armë në
Luçiano Deraj

Ky që shihni në foto është i vetmi i arrestuar gjatë aksionit të policisë në Vlorë, ku u gjet një sasi e madhe armatimi si snapjera, bomba me telekomandë, dylbi e të tjera.

Bëhet fjalë për shtetasin Luçiano Deraj, i njohur edhe si Albano Deraj, me banim në fshatin Babicë të Vlorës, ku u gjet edhe arsenali i armëve, dhe që sipas policisë dyshohet se kishte për detyrë ruajtjen e tyre.

Ai dyshohet se është pjesë e një grupi më të gjerë kriminal që i përdornin armatimet dhe mjetet e tejra logjistike për kryerjen e ekzekutimeve. Policia dyshon se ky grup ka kryer të paktën dy ngjarje kriminale në të kaluarën.



Video