Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Menduh Kurt-Deda, i cili është vrarë në vitin 2017 nga Marjeta Karaj, 56 vjeçe, djali i saj Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç.
Shkaku i vrasjes së Menduh Kurt-Dedas, ka qenë një borxh prej një milionë lekësh të rinj dhe pasi është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e dhunuan e lidhën me litar dhe më pas e dogjën të gjallë.
Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve, "Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit” dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milionë lekësh të reja. Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda dyshohet se kishin dhe lidhje intime.
Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë arrestuar nga Policia, ndërsa, Besmir Karaj ësdhtë shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhet në Itali.