FOTO-EMRI / Ky është shqiptari i ekzekutuar me plumb në kokë në Athinë

18 August 2025, 22:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO-EMRI / Ky është shqiptari i ekzekutuar me plumb në kokë
Artur Bashimi

Personi në foto është 47-vjeçari shqiptar Artur Bashimi, i cili u ekzekutua sot me armë zjarri në zonën “Agio Pandeleimona” të Athinës.

Në trup i është gjetur pasaportë shqiptare. Burimet thanë se bëhet fjalë për prishje pazaresh droge, por ende nuk ka detaje.

Viktima rezulton i arrestuar nën akuzën e grupit kriminal dhe i akuzuar për disa vjedhje. Ai ishte arrestuar në 2022 si pjesë e grupit famkeq të cilët kryenin vjedhje në shtetin grek.


Video