FOTO/ “Do shkoj te nënë Kafazja, që shet shalqinj”, gjendet i vetëm fëmija 4-vjeç në qendër të Elbasanit!

25 June 2025, 12:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ “Do shkoj te nënë Kafazja, që shet shalqinj”,
Elbasan

Policia e Elbasanit ka gjetur sot në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4 vjeç, i cili rezultoi të ishte i humbur.

I mituri ka deklaruar se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”.

Pas raportimit në media, policia arriti të identifikojë prindërit dhe të rikthej djalin te ta.

FOTO/ “Do shkoj te nënë Kafazja, që shet shalqinj”,


Video