Flet eksperti: Ja cilat janë pajisjet që harxhojnë më shumë energji në shtëpitë tona

16 September 2022, 20:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Flet eksperti: Ja cilat janë pajisjet që harxhojnë më
Pajisje shtëpiake

Eksperti i energjitikës, Azmer Duleviç deklaron se karikuesi i celularit harxhon energji elektrike sa dy gota ujë të hedhura në liqenin e Fierzës.

I ftuar në emisionin e sotëm të “Ditë e re” ai ka treguar se cilat janë pajisjet brenda shtepisë të cilat na konsumojnë shumë energji në familjet tona.

Duleviç u shpreh se bolieri ose siç njihet ngrohësja e ujit të dushit, soba e gatimit si dhe pajisjet ngrohëse siç mund të jenë reflektorët, kaloriferët e kondicionerët janë harxhuesit më të mëdhenj të energjisë në familjet shqiptare.

I pyetur nga moderatori nëse dhe tharësja e flokëve futet tek kjo listë, Duleviç u përgjigj se tharësja e flokëse është një pajisje që harxhon gjithashtu, por duke qenë se përdoret për një kohëzgjatje relativisht të shkurtër, nuk përbën ndonjë shqetësim.


Video