Fenomen i rrallë në Orikum: Deti ngrihet mbi 1.5 metra, përmbyten bizneset dhe rrugët

17 February 2026, 18:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fenomen i rrallë në Orikum: Deti ngrihet mbi 1.5 metra, përmbyten
Dallgë mbi 1.5 metra në Orikum,

Vija bregdetare e Orikumit është përballur këtë të martë me një fenomen që ka habitur banorët.

Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë e fortë uji.

Për pasojë janë përmbytur biznese dhe disa oborre banesash.

Deti është ngritur mbi 1.5 metra mbi nivelin normal dhe nga uji është përmbytur edhe rruga kryesore.

Fenomeni vjen për shkaqe natyrore të baticës, erës së fortë dhe dallgëve.

Fenomen i rrallë në Orikum: Deti ngrihet mbi 1.5 metra, përmbyten


Video