Policia e Kukësit ka njoftuar se disa të mitur janë përfshirë në një sherr ku për pasojë është lënduar një 15-vjeçar.
Sipas uniformave blu, pesë prej tyre janë identifikuar dhe janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologëve.
Ndërkohë policia bën me dije se 15-vjeçari ka marrë lëndime të lehta.
Njoftimi i policisë:
“Kukës/ Informacion paraprak. Në lagjen nr. 2, në qytetin e Kukësit, disa të mitur të moshës 15 dhe 16 vjeç, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete rrethanore me njëri-tjetrin.
Si pasojë, ka marrë dëmtime të lehta një i mitur 15-vjeçar.
Shërbimet e Policisë kanë identifikuar 5 prej persona të mitur të dyshuar të përfshirë në konflikt, të cilët janë shoqëruar në Komisariat në prezencë të familjarëve dhe psikologes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.