Pjesë e grupit që mashtronte përmes Call Center-ave, GJKKO lë në burg "Giorgio"-n!

17 Shkurt 2026, 15:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cosimo Notaristefano

Gjykata e Posaçme vendosi “arrest në burg” për italianin Cosimo Notaristefano i njohur si "Giorgio", i cili u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës.

Mësohet se para togave të zeza, Notaristefano tha se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK.

Ai u shpreh se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj.

Notaristefano parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndetësore dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg.

Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në kërkim dhe ishte nisur të shkonte në vendin e tij, siç bën një herë në dy muaj.

Kujtojmë se GJKKO, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 persona të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.


Video