Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve për pagat

17 Shkurt 2026, 16:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e gjyqtarëve për rritjen e pagave. Kushtetuesja udhëzon Kuvendin të bëjë ndryshimet ligjore për pagat e gjyqtarëve.

Kërkesa ishte bërë nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve, ndërsa qeveria dhe kryeministri Edi Rama e ka kundërshtuar.

“Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, për arsyet e mësipërme, Gjykata, me shumicë votash, vendosi:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026.

Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


Video