
Gjatë qëndrimit në Tiranë komisionerja për zgjerim Marta Kos për më shumë 60 minuta është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë.
Këto janë pamjet ekskluzive të Top Channel pas takimit zhvilluar nga komisionerja Kos me kreun e SPAK Altin Dumani, atë të Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi, kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e ILD Artur Metani.
Komisionerja është interesuar të dëgjojë prej tyre se si është duke vijuar zbatimi reformës në drejtësi dhe sfidat e përditshme të organeve të drejtësisë.
Javët e fundit kreu delegacionit të BE në Tiranë Silvio Gonzato ka qenë në zë i fortë në mbështetje të pavarësisë të organeve të drejtësisë duke kundërshtuar sulmet ndaj SPAK dhe ato ndaj kreut të prokurorisë së posaçme Altin Dumani./TCH