Ervin Demo KANDIDAT për deputet, kryetari i Këshillit emërohet si drejtues i Bashkisë së Beratit!

13 Mars 2025, 14:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ervin Demo/ Ervin Ceca

Pas dorëheqjes së kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo, i cili kandidon në listën e mbyllur të qarkut për deputet në zgjedhjet e 11 majit për PS-në, edhe si drejtues politik në këtë qark, është emëruar edhe zëvendësuesi i komanduar në detyrë.

Ai do të jetë Ervin Ceca, që do të drejtojë bashkinë deri në zgjedhjet e pjesshme lokale që do dekretohen nga Presidenti.

Ceca ishte kryetar i Këshillit Bashkiak dhe nga sot do të jetë kryetar i komanduar. 


Video