Artur Meçollari në SPAK për herë të tretë, ish-komandanti i forcave detare tregon arsyen

23 March 2023, 09:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Artur Meçollari në SPAK për herë të tretë,

Ish-komandanti i forcave detare, Artur Meçollari u paraqit ditën e sotme pranë Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK).

Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Meçollari tha se thirrja e tij nuk ka lidhje me hetimin, por se kishte shkuar për një kërkesë.

“Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” – tha ai.

Kjo është hera e tretë që Meçollari paraqitet në SPAK. Ai u paraqit në SPAK më datë 9 mars dhe më pas në 15 mars për një padi për pronat e ushtrisë. Ai u mor është në pyetje dhe dha shpjegime për denoncimin e bërë për ndërtimet brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.

Pak ditë më parë, në SPAK ishte dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

 


Video