EMRI/ Pezullohet nga detyra specialisti i doganës, akuzohet për lejimin e kontrabandës!

7 March 2024, 12:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ Pezullohet nga detyra specialisti i doganës, akuzohet për

Punonjësi i doganës, Arbër Habili, është pezulluar nga detyra, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shkp.

Gjykata e Shkalles së Parë në Tiranë, ka caktuar masën shtrënguese, “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik”.

Njoftimi 

Sipas seksionit për Hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar, më datë 06.03.2024 , ora 14.30 u bë ekzekutimi i Vendimit Penal Nr. 600, datë 04.03.2024,për shtetasin, Arbër Dalip Habili, i datelindjes 28.01.1982, banues në Tiranë, me arsim të lartë, pasi Gjykata e Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka caktuar shtrënguese “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a sherbimi publik” dhe masë të sigurimit personal “Detyrim paraqitje” per veprën penale “Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” parashikuar nga neni 175 i kodit penal.

Gjykata pas shqyrtimit të të dhënave dhe deklarimeve vendosi mase ndaluese dhe shtrënguese ndaj shtetasit, Arbër Habili, pasi ky shtetas nën ushtrimin e detyrës si specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe në dëm të shoqërisë “R.M” shkp.


Video