Një e moshuar shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në një rrugë në Granarolo dell’Emilia në Itali.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se viktima është shtetasja Salie Gjonzenalaj 75 vjeçe. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e 24 majit në via San Donato, në Granarolo.
Trupi i viktimës është gjetur pas disa orësh në rrugë. Shqiptarja është përplasur për vdekje nga një mjet që drejtohej nga një italian.
Drejtuesi i makinës ishte një 55-vjeçar italian, i cili pretendohet se ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllat e ndriçimit dhe më pas duke dalë nga rruga.
Kanë qenë familjarët që janë alarmuar duke mos parë 75-vjeçaren të kthehej në shtëpinë e saj, jo shumë larg vendit të tragjedisë.
Do të kishte qenë një nga fëmijët që gjeti trupin e fshehur nga bimësia, duke ndjekur rrugët ku ajo shkonte për një shëtitje.