Digjet makina e Adriatik Lapaj!

25 May 2023, 14:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Digjet makina e Adriatik Lapaj!
Në foto: Adriatik Lapaj

Makina e avokatit Adriatik Lapaj është përfshirë nga flakët.

Ai po udhëtonte në rrugën “Kuvajt” në kryeqytet kur makina në lëvizje shpërtheu në flakë.

Si pasojë e zjarrit raportohet se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se ra si pasojë e një defekti në mjet

"Nuk ka asgjë të qëllimshme. Si njerëzit që bëhen për spital edhe makinat pësojnë defekt. Asgjë nuk ka qenë e qëllimshme. Thjesht defekt. Ju dua", ka reaguar Lapaj.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.05.2023, në rrugën "Kuvajt", ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.


Video