Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 28-vjeçar ka grabitur xhiron ditore të një biznesi sot në lagjen “15 Tetori” të Fierit, por "aventura" e tij nuk ka zgjatur shumë pasi është kapur pak më vonë nga Policia së bashku me paratë.
Në pranga është vënë shtetasi Valentino Dane, banues në Patos, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
"Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë." thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.