"Bëri opozitë në kohën e plumbave, jo të trëndafilave"/ Ndërron jetë mjekja e njohur, ish-kryetare e LDG-së (FOTO)

24 September 2022, 18:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bëri opozitë në kohën e plumbave, jo të
Teuta Mulxhi

Ka ndërruar jetë, mjekja pediatre e njohur në qytetin e Korçës, Teuta Mulxhi. Ajo ka mbyllur sytë përgjithmonë ditën e djeshme.

Teuta Mullxhi ka qenë e angazhuar dhe në politikë, pasi ka mabjtur postin e kryetares së Lidhjes Demokratike të Korçës pas vitit '97.

Lajmin për ndarjen nga jeta të saj e ka bërë me dije kryetarja aktuale e LDG-së së Korçës, Daniela Zisi, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se Teuta Mulxhi, ndërroi jetë duke lënë pas figurën e një gruaje të jashtëzakonshme,që luftoi me dinjitet deri në perëndim të jetës. Ajo shton më tej se Teuta Mullxhi bëri opozitë në kohën e plumbave dhe jo të trëndafilave.

"Fluturoi në qiell mjekja Teuta Mullxhi!
Pediatrja e përkushtuar dhe kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas Korçë në vitet më të vështira për vendin dhe PD ndërroi jetë duke lënë pas figurën e një gruaje të jashtëzakonshme,që luftoi me dinjitet deri në perëndim të jetës.
Lidhja Demokratike e Gruas Korçës i shpreh ngushëllime familjes,të afërmve,miqve për humbjen e pazëvendēsueshme.
Lamtumirë gruas,simbol i idealizmit dhe frymëzimit,që bëri opozitë në kohën e plumbave dhe jo të trëndafilave!" shkruan Daniela Zisi.



Video