Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një plagosje e dyfishtë me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë.
Autoritet zyrtare bëjnë me dije se 30-vjeçari Tedi Durishti ka goditur me thikë dy vëllezërit, shtetasit J. P., 35 vjeç, dhe Xh. P., 31 vjeç, pas një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali rreth orës 19:00, në rrugën “Dine Hoxha”, në afërsi të kthesës së Paskuqanit.
Dy vëllezërit janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Policia është vënë në ndjekje të autorit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar.