Dhuna ndaj Petraq Milos dhe familjes së tij, pezullohet zv.drejtori i Policisë Kufitare malazeze

21 February 2023, 15:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dhuna ndaj Petraq Milos dhe familjes së tij, pezullohet zv.drejtori i

Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, pak kohë më parë ra pre e dhunës në pikën kufitare të Murriqanit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Milo ishte me gruan dhe djalin kur ra pre e veprimeve arbitrare dhe gati kafshërore të punonjësit të doganës malazeze i cili i nxorri me forcë nga makina dhe i shoqëroi në komisariat.

Bëhet me dije se autori i dhunës është pezulluar nga puna. BW raporton se është zëvendësdrejtor i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare malazeze, Dragan Klikoovac.

Familja e Petraq Milos u dhunua nga policët malazezë në doganën e Muriqanit, me pretekstin se nuk po mbante radhën e kalimit në doganë.

Profesori i njohur njëkohësisht ish-këshilltari i presidentit Ilir Meta, u nxorr zvarrë bashkë me familjarët e tij dhe të pranishmit thanë se u dhunuan nga policia malazeze.


Video