EMRAT/ Gjykata e Vlorës jep vendimin për disa prej të arrestuarve në “mega-operacionin” antidrogë!

16 Shtator 2023, 13:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Janë lënë në burg 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli', për goditjen e trafikut të drogës.

Nga operacioni 'Tempulli' në gjithë vendin, u goditën 23 grupe që shisnin drogë, 233 të arrestuar, një prononcim e ka pasur edhe një prej avokatëve, Edmond Dema.

Për 10 kërkesat, u vendos që vlerësimi i ligjshëm i ndalimit dhe arresti me burg për të gjithë. Akuzohen për prodhim dhe shitje narkotike, nesër është një pjesë tjetër e të ndaluarve. Asnjë nga të arrestuarit s’ka pranuar akuzat, kanë thënë që janë përdorues,” tha avokati.

Konkretisht, Gjykata vendosi masën “Arrest në burg” për shtetasit: Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani, Arient Dapaj.


Video