“Elia dhe Princ Leka e kanë ndarë pasurinë përpara sherrit”, gazetarja zbardh marrëveshjen

18 March 2024, 22:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Elia dhe Princ Leka e kanë ndarë pasurinë përpara
Princi Leka-Elia Zaharia dhe vajza e tyre, princesha Geraldinë

Gazetarja Dorjana Bezat ka zbardhur detaje shtesë në emisionin “Zona Zero” në Top News për konflikti mes Princit Leka dhe aktores Elia Zaharia.

Gazetarja tha se Princi Leka dhe Elia Zaharia ishin ndarë disa muaj më parë, ndërsa përjashtoi që konflikti ka ndodhur për çështje pasurie

“Çifti e ka ndarë pasurinë përpara se të bënte kërkesën për divorc”, tha gazetarja Dorjana Bezat që sakaq zbuloi edhe marrëveshjen.

“Sipas marrëveshjes, Elia do të rriste fëmijën dhe në pronësi kishte një dyqan. Një truall dhe një apartament do të ishte në pronësi të vajzës së vogël”.

Lidhur daljen e videos në media, gazetarja tha se “videoja u postua në një portal anonim, që ka vetëm 600 ndjekës” dhe sipas saj duket se gjithçka ka qenë një “skenar i mirëmenduar dhe jo një ngjarje e dalë nga kontrolli”.

 

 


Video