Futi foshnjën e porsalindur në qese dhe e hodhi në lumë, pas aktit horror nëna shkoi në spital: Si e mësoi policia ngjarjen

18 March 2024, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Futi foshnjën e porsalindur në qese dhe e hodhi në lumë, pas
Foto ilustruese

Një ngjarje horror ndodhi këtë të hënë në Krujë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur.

Burimet e gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat thonë se pasi lindi foshnjën në banesë dhe e hodhi në lumë, 42-vjeçarja Leta Koçi shkoi në spital të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aty ka treguar për ngjarjen.

Pas rrëfimit të saj, policia u informua për rastin e rëndë dhe shkoi në vendngjarje, ku gjeti trupin e foshnjës në qesen e plehrave.

Ndërkohë, bashkëshorti në dëshmi ka thënë se nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë.

“E gjithë familja thonë se nuk e dinin që ishte shtatzënë, as vetë gruaja dhe as burri, ka hyrë në tualet dhe ka lindur, nuk e ka vrarë fëmijën, ka lindur i gjallë, por mund të ketë vdekur aty ose më pas, nuk dihet ende”, thotë një burim nga grupi hetimor që po merret me çështjen.

Nuk dihet ende gjendja emocionale dhe mendore e gruas banuese në Tapizë dhe nëse ajo vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë, 42-vjeçarja është ndaluar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet se çarë mund ta ketë shtyrë gruan të ndërmerrte aktin e rëndë, raporton TCh.

 


Video